Paralajmërimi: Lufta në Ukrainë – fundi i diktatorit Putin!

Aktuale

Paralajmërimi: Lufta në Ukrainë – fundi i diktatorit Putin!

Nga: N. Sh. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 22:17
Vladimir Putin

Rusia ka pushtuar Ukrainën pas një lufte të ashpër e cila po vazhdon të zhvillohet edhe në këto momente.

Vladimir Putin, po cilësohet si diktator rus, të cilit do t’i vie fundi me luftën në Ukrainë.

Kështu po pretendon famija e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.

“Kjo luftë do të jetë fundi i diktatorit rus, Putin. Më në fund do të çlirohet dhe Rusia nga një tiran i cili ka shtypur e vrarë opozitarët rus për dy dekada -

-ka pushtuar e grabitur copa territoresh të vendeve sovrane

 - në menyrë të organizuar ka lansuar një luftë të egër kibernetike ndaj perëndimit dhe më në fund kulmojë me pushtimin e Ukrainës.

shtetet si Rusia vështirë se mund të pushtohen nga jasht por ato e rrëzojnë vetvetën që armikun kanë brenda llojit.

Ukraina nuk kishte bërë keq me njoftë Kosovën nëse dëshiron  që t’i tregojë botës se nuk është si Rusia”, shkroi famija Imeri në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat