Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Ukrainë e Kosovë.
Kjo familje, përmes një postimi në Facebook, ka krahasuar presidentin rus Vladimir Putin me Adolf Hitlerin.
Ata kanë thënë se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj po kërkon një "Richard Grenell 2" dhe se "idhtarët e Grenellit 1" në Kosovë po ia mbajnë anën Putinit.
Reagimi i plotë në Facebook:
Putini si Hitleri, përafërsisht po luftojnë për të njëjtat kauza.
Që të dytë fabrikues të gënjeshtrave, për të realizuar synimet dhe ambiciet e sëmuara fashiste.
-Që të dytë sajuan situata në favor të aspiratave të tyre pushtuese raciste.
Ithtarët e Grenellit 1 në Kosovë po duket se po ia mbajnë anën Putinit.. do ikën Putini si Hitleri o qyqarë..
-Rambos siç po shihet iu kanë lodh 'mashqit' dhe po e kërkon një Grenell 2.