Melihate Tërmkolli ka thënë se kryeministri Edi Rama do të duhej të kishte një takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se sot do të duhej ta shpallte shpërbërjen e Ballkanit të Hapur, përcjell Bota sot.
Postimi i saj i plotë:
Çfarë po bën Kryeministri Rama?! Do të duhej menjëherë një takim me Kryeministrin Kurti! Sot do të duhej ta shpallte shpërbërjen e "Open Balkan". Një aleancë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mali i Zi e mbase edhe Kroacia, është interes aktual dhe afatgjatë!
#MT