“Siguria e Kosovës nuk rrezikohet nga Serbia derisa ka partner SHBA”

Aktuale

“Siguria e Kosovës nuk rrezikohet nga Serbia derisa ka partner SHBA”

Nga: M.H. Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Kriza që ka kapluar Ukrainën dhe Rusinë po vazhdon të mbetët temë diskutimi në mbarë botën.

Mirëpo nëse kjo krizë do të kaploj edhe vendin tonë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku.

Deputetja thotë që kriza e krijuar në Ukrainë nga Rusia do të reflektojë në gjithë botën pasi do të kemi shtrenjtime në të gjitha produktet.

Mirëpo për siguri të Kosovës derisa kemi partner SHBA-në nuk mund të rrezikohemi nga Serbia.

Kriza Ukrainë-Rusi do të ketë efekt botëror e padyshim që ka me reflektu edhe në Kosovë e rajon! Duke u nisur nga ekonomia shtrenjtimi i derivateve, shpërfaqja e ambicieveseperatiste serbe në veri të vendit etj.! Por, duke pasur partner Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne s'kemi pse shqetësohemi në aspektin e sigurisë! Fatkeqësisht, Rusia nuk njihet për tjera politika në botë përveç tentimit të ushtrimit të forcës ushtarake e autoritarizmit”, u shpreh Izmaku për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat