Ky është skenari që pritet të ndodhë pas ofrimit të armëve nga Gjermania - vjen paralajmërimi se çfarë mund të bëjë Rusia

Aktuale

Ky është skenari që pritet të ndodhë pas ofrimit të armëve nga Gjermania - vjen paralajmërimi se çfarë mund të bëjë Rusia

Nga: M.H. Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 20:37
Ushtari gjerman

Analisti politik, Bardhyl Meta ka reaguar në lidhje me dhurimin e armëve nga ana e Gjermanisë shtetit të Ukrainës.

Sipas Metës ky është një veprim për të u lavdëruar pasi të njejtit po dhurojnë armë të moderuar, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo analisti cek që involvimi kaq i drejtëpërdrejtë në armatim të ushtrise Ukrainase paraqet një kthesë të madhe të të gjithë situatës globale, ngase historikisht relacionet e ashpërsuara e konfliktuoze Gjermani-Rusi.

Gjithashtu ai paralajmëron që përgjigjja e Rusisë sonte dhe nesër ndaj Gjermanisë, do të jetë jashtëzakonisht e ashpër, me gjuhë të pa dëgjuar më heret dhe me kërcënime konkrete.

Postimi i plotë

Gjermania involvohet drejtëpërsëdrejti në konflikt me Rusinë, vendos të dërgojë armatim super-modern kundërajrorë në Ukrainë:

- Bëhet fjalë për mbi 1500 Lansues të ndryshëm Raketash kundërajrore të dy llojeve, 500 prej tyre të njohura si “Stinger”, të modelit më të Ri, t’pa testuara e “deshifruara” ende, nga Rusia…!

“Stingerët” janë “Armë rreptësisht t’kontrolluara politikisht & globalisht” - për faktin ngase kanë “aftësi vendimtare në fitoren e luftërave…”!

Përdoren nga një/dy ushtar të vetëm, me parimin dhe praktikën e thjeshtë: “Fire-and-Forget-Prinzip”, pra “(shënjo afërsisht) shkrepe dhe harro”, ngase Raketa e ndjek pastaj vet aeroplanin…!

Stingerat amerikan janë bërë të njohur në luften e 90-ve në Afganistan, ngase kur Amerikanet ua dhurruan Afganeve, keta arriten ta lodhin dhe mundin keqas Rusine dhe forcat e saj ajrore…!

Pamjet Televizive kur afganet e varfur i shkrepnin Stingerat dhe shkateronin Migat Rus, jane ende legjendare…!

Modelet që po dergon sot nderkaq Gjermania, janë të modelit më t’Ri!

***

Involvimi kaq i drejtëpërdrejtë dhe publik gjerman në armatim të ushtrise Ukrainase - vendim që ngjau para vetem pak orësh - paraqet një kthesë të madhe të të gjithë situatës globale, ngase historikisht relacionet e ashpërsuara e konfliktuoze Gjermani-Rusi, zakonisht, qojnë në përballje të Drejtëpërdrejta mes palëve!?

- Duket se ky vendim vie, pasi supozohet që Gjermania dhe SHBA-te, kanë informata te sigurta se Rusia dhe Putin kane plane konkrete, edhe përtej Ukrainës, andaj duhet ndaluar aty…?!

***

Ndërkohë, Gjermani bënë gati edhe pakon 2 tē bllokades globale tē sistemit bankar dhe financiarë Rus…! Eshte arriti konsens edhe me Opoziten e udhehequr nga Friedrich Merz, pasuesi i Angela Merkel si udhëheqës i CDU-së!

Besojë se “përgjigjja Ruse” sonte dhe nesër ndaj Gjermanisë, do t’jetë jashtëzakonisht e ashpër, me gjuhë t’pa dëgjuar më heret, dhe me kërcënime konkrete…!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat