​Furnizimi me produkte të rezervave shtetërore, Qeveria përjashton nga procedurat e prokurimit

Aktuale

​Furnizimi me produkte të rezervave shtetërore, Qeveria përjashton nga procedurat e prokurimit

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 20:43
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën është miratuar kërkesa e departamentit të rezervave shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Që furnizimi me produkte të rezervave shtetërore të mallrave të përjashtohet nga procedurat e prokurimit.

Sipas një komunikate të Qeverisë, gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Republika e Kosovës ka rritur sasinë e nevojshme të rezervave në përputhje me programin për rezervat shtetërore.

Ndërkaq vendimi i sotëm ka për qëllim lehtësimin e mëtejmë të furnizimit me produkte të rezervës shtetërore, sipas nevojave”, thuhet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat