Kryeministri Kurti priti në takim Kryetarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK, Xhevdet Qeriqi

Aktuale

Kryeministri Kurti priti në takim Kryetarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të UÇK, Xhevdet Qeriqi

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 20:44
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Kryetarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, së bashku me anëtarët e këtij këshilli. 

Rritja e mirëqenies së invalidëve të luftës ishte tema e këtij takimi, ku morën pjesë edhe z. Aziz Bici, këshilltar  i Kryeministrit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hyzri Musliu, Sefedin Zuka dhe Naim Gashi. 

U bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit,  për të përmirësuar gjendjen  e invalidëve të luftës, me gjendje të rëndë shëndetësore. 

U theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit me institucione shëndetësore  lidhur me trajtimin dhe marrjen e shërbimeve shëndetësore për invalidët e luftës. 

Kryetari i Këshillit e falënderoi kryeministrin për pritjen dhe theksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë dhe institucionet përkatëse. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat