​2.381 raste aktive me COVID-19

Aktuale

​2.381 raste aktive me COVID-19

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 07:18
Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin e fundit ka njoftuar se nga 1.818 testime, 119 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sipas raportit, janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës. Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, thuhet në raport.

Ndërkohë, bëhet e ditur se dje janë shëruar 500 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 220.619.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat