Mustafa: Anëtarësimi ynë në NATO duhet të jetë prioritet jonë i parë dhe urgjent

Aktuale

Mustafa: Anëtarësimi ynë në NATO duhet të jetë prioritet jonë i parë dhe urgjent

Nga: M.L. Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 14:18
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, e vlerëson si të rëndësishme krijimin e një fondi prej 100 miliardë eurove nga ana e Gjermanisë për të fuqinë e saj.

Në një postim në Facebook Mustafa ka shkruar se duke e kuptuar se Putini përmes agresionit po tenton të rikrijojë Perandorinë Ruse, Gjermania ka vendosur të marr rolin e saj që i takon në Evropë.

Gjermania sot vendosi të krijojë një fond të veçantë 100 miliardë euro dhe do të shpenzojë 2% të prodhimit vendor çdo vit për ta fuqizuar ushtrinë e saj.

Duke e kuptuar se Putini përmes agresionit po tenton të rikrijojë Perandorinë Ruse, Gjermania ka vendosur të marr rolin e saj që i takon në Evropë”, shkroi Mustafa në Facebook.

Ai ka thënë se Kosova me kufi të ekspozuar ndaj Serbisë që refuzon të ndahet nga politika agresive ruse, duhet të ketë riorientim të shpejtë të strategjisë shtetërore.

“Anëtarësimi ynë në NATO duhet të jetë prioritet jonë i parë dhe urgjent. Të tjerat mund të presin”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat