Bashkimi Evropian po shqyrton ndalimin e të gjitha fluturimeve ruse në të gjithë hapësirën e saj ajrore, ka thënë një burimi BE-së raporton “Reuters” transmetojnë “Blic” dhe “Bota Sot”.
Sipas po këtij burimi, ministrat e punëve të jashtme të vendeve të BE-së sonte do diskutojnë për këtë masë të re.
Më herët shumë vende këtë vendim e kanë marr vetmas, por masa në nivel të BE-së do të mund të jetë pjesë e pakos tjetër të sanksioneve.
Ministria gjermane e komunikacionit ka kumtuar se sot Gjermania ka vendosur ndalesë 3 mujore dhe mbyllje të hapësirës së saj ajrore për fluturimet e aeroplanëve edhe kompanive ruse.
Si ka thënë zëdhënësi i ministrisë së komunikacionit, nga kjo ndalesë përjashtohen vetëm fluturimet humanitare, transmeton “Reuters”.
Ministria gjermane të shtunën ka njoftuar se po përgatitet mbyllja e hapësirës ajrore gjermane për fluturimet ruse, pas hapave të ngjashëm të ndërmarra nga vendet tjera evropiane si përgjigje e sulmit rus ndaj Ukrainës.
Mësohet se deri tash këto vende ia kanë ndal ndaluar hapësirat e saj Rusisë dhe fluturimet në hapësirat e veta: Gjermania, Danimarka, Islanda, Irlanda, Britania e Madhe, Sllovenia, Çekia, Polonia, Lituania, Estonia, Finlanda, Rumania dhe Bullgaria.