Kriza që e ka kapluar Ukrainën dhe Rusinë është momentalisht një nga temat më aktuale në mbarë botën.
Mirëpo kjo krizë padyshim po sjellë debate në opinonin e Kosovës nëse e njejta mund të prek edhe Kosovën nga Serbia.
Mirëpo të përjashtuar këtë mundësi për vendin tonë e kanë liderët e vendit tonë, duke u shprehur që Kosova është e përgatitur dhe Serbia nuk do të bëjë një hapë të tillë.
Në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e Listës Guxo, Burim Meta.
Ai u shpreh se në Kosovë nuk do të ketë ndonjë lëvizje të tillë pasi kemi marrëdhënie të shëndosha me shtetet evropian.
“Kriza Rusi - Ukrainë, nuk vlerësoj se do të ketë impakt negativë edhe tek ne. Marrëdhëniet tona të forcuara e të shëndosha evropiane e tejoqeanike bëjnë që Kosova të jetë çdoherë e sigurtë”, u shpreh Meta për “Bota sot”.