Avokati Tomë Gashi ka treguar detaje për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Ivanoviqi është vra pasi që donte të kandidonte për kryetar të Mitrovicës veriore.
Kështu thotë ai, duke iu referuar dëshmitarëve, që sipas tij, Lista serbe nuk e lejonte kandidimin e tij.
Gashi shkruan se sot vazhdon seanca e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa shton se, vrasësit e tij janë në Serbi.
Postimi i plotë:
Vrasësit në Beograd
Gjykimi në Prishtinë
Vrasja e Oliver Ivanoviqit para 4 viteve ndodhi sepse ai donte të kandidonte për kryetar të komunës në Mitrovicën veriore.
Lista Serbe sipas disa dëshmitarëve këtë nuk e lejonte
Ka dyshime se vrasja e Politikanit serb ndodhi për këtë arsye
Sot është seanca e radhës në Gjykatën Themelore në Prishtinë
Vrasësit sipas të gjitha gjasave janë në Serbi