I mbyllur raportimi i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë luftës
Ka filluar raportimi i përfaqësuesve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.
Ky takim po mbahet me dyer të mbyllura, meqë kryetarja e komisionit, Duda Balje tha se kanë vendosur që për shkak të ndjeshmërisë, mediet të mos jenë prezente në raportim.
"Me marrëveshje me ata kemi vendosur që takimi të jetë i mbyllur. Do të deklarohemi pastaj, nëse e shohim të nevojshëm", ka thënë ajo.