​AAK në Prishtinë mban sot Kuvendin e Punës

Aktuale

​AAK në Prishtinë mban sot Kuvendin e Punës

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 13:55
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Prishtinë ka njoftuar se sot do të mbajë Kuvendin e Punës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të degës së AAK-së në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega e Prishtinës, do të mbajë sot Kuvendin e Punës, në ora 17:00. Kuvendi do të hapë zgjedhjet e brendshme partiake në Prishtinë me ç'rast do marrin pjesë strukturat e të gjitha niveleve, qendrore dhe të kryeqytetit.

Po ashtu temë diskutimi do të jetë edhe situata e sigurisë në Kosovë pas agresionit rus ne Ukrainë dhe kjo ngjarje do të nisë me nderim për viktimat e këtij agresioni. AAK në Prishtinë po hyn në këtë proces zgjedhor me një rezultat të kënaqshëm nga zgjedhjet lokale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat