Bislimi flet për takimin në Bruksel: Nuk ka pasur takim trepalësh

Aktuale

Bislimi flet për takimin në Bruksel: Nuk ka pasur takim trepalësh

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 14:11
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në Bruksel nuk ka pasur takim trepalësh pasi që temë diskutimi ka qenë energjia.

Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk ka pasur kërkesë nga Bashkimi Evropian për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Bislimi: Nuk ka pasur takim trepalësh

“Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Bashkimin Evropian as tani, as në të kaluarën për asociacionin. Nuk ka pasur takim trepalësh për arsye se tema që e kemi diskutuar ka të bëjë me energjinë, dhe tek energjia kemi folur për një marrëveshje të kaluar tek implementimi i marrëveshjeve të kaluara, partner monitorues dhe asistues e kemi Bashkimin Evropian, andaj nuk ka nevojë për takime trelateral”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat