Osmani: Serbia po qëndron me Rusinë, Kosova të pranohet në NATO

Aktuale

Osmani: Serbia po qëndron me Rusinë, Kosova të pranohet në NATO

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 21:40
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vlerëson se Serbia është rreshtuar krahas Rusisë, në pushtimin e Ukrainës.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani thotë se Serbia nuk është neutrale.

Serbia NUK është neutrale. Serbia po qëndron me Rusinë”, ka shkruar Osmani.

Tutje, Osmani ka thënë se shtetet demokratike, përfshirë Kosovën, po qëndrojnë me Ukrainën.

Njëherësh ajo ka bërë thirrje që Kosova të pranohet në NATO.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat