Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, këto ditë po qëndron ën vizitë në Turqi.
Në një foto të publikuar në facebook, Osmani bëri të ditur se ka vizituar fabrikën për prodhimin e dronëve "Baykar" në Stamboll.
“Vizitën në Turqi e fillova në fabrikën për prodhimin e dronëve "Baykar", në Stamboll, e cila është një rrëfim inspirues për arritjet në sferën e avancimit teknologjik dhe inovacionit të ndërlidhur me sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë”, shkroi presidentja Vjosa Osmani.
Po ashtu, gjatë vizitës në Shqipëri ka takuar edhe mërgatën shqiptare në Turqi.
E në fotot e publikuara në të këtij takimi, në krah të Vjosa Osmanit shihet edhe Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, shkruan “Bota sot”.
“Mërgata jonë kudo është shpirti dhe zemra e Kosovës. Pata nderin t'i takoj, t'i përgëzoj dhe t'i uroj që Kosovën ta shohin jo vetëm si vend ku i vizitojnë familjarët e të afërmit, por edhe si mundësi për investime”, ka shkruar në njoftimin e saj Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, përcjellë “Bota sot”.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/February/28/auto_dk1646082907.jpg)
Ende nuk dihet se a ka qenë rastësi pjesëmarrja e Lulzim Jasharit, apo ka qenë pjesë e ekipit të presidentes Osmani.