“Vizita e Osmanit në Turqi nuk është e rastësishme, është anëtare e rëndësishme në NATO”

Aktuale

“Vizita e Osmanit në Turqi nuk është e rastësishme, është anëtare e rëndësishme në NATO”

Më: 1 mars 2022 Në ora: 00:09
Vjosa Osmani

Studiuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shpend Krasniqi, ka thënë se vizita e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, në Turqi nuk është e rastësishme.

Ai tha se pas kërkesës që Kosova ka bërë që të përshpejtohet procesi për anëtarësim në NATO, vizita e Osmanit nuk është koincidencë, teksa tha se Turqia është një anëtar i rëndësishëm në këtë organizatë.

“Turqia është duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe është për t’u veçuar vizita e Osmanit në kompaninë që prodhon dronët ‘Bayraktar’, të cilët janë shumë të sofistikuar”.

“Për ne është e rëndësishme që të kemi dronë të tillë, të cilët do të krijonin avantazh strategjik të Kosovës në raport me Serbinë”, ka thënë Krasniqi në “Edicioni Special”.

Më tej, ai tha se në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, Turqia është duke e mbajtur një qëndrim neutral, për shkak, sipas tij, të marrëdhënieve të mira me të dy vendet.

“Kjo luftë s’i sjellë të mira askujt por do të ketë ndikim edhe në dobësimin e ekonomisë së Turqisë, e cila ka probleme për shkak të inflacionit të madh dhe humbjes së vlerës turke”, ka thënë Krasniqi,.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat