Kërkohet anëtarësimi i Kosovës në NATO: “Mund të jetë target i Rusisë në Ballkan, Serbia nuk po e gjykon agersionin rus”

Aktuale

Kërkohet anëtarësimi i Kosovës në NATO: “Mund të jetë target i Rusisë në Ballkan, Serbia nuk po e gjykon agersionin rus”

Nga: N. Sh. Më: 1 mars 2022 Në ora: 14:55
Ushtria e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli thotë se anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të ndodh në mënyrë të përshpejtuar.

Sipas tij, ky është synimi i Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se Kosova është shteti me Qeverinë dhe popullin më pro perëndimor dhe pro NATO.

Sipas tij, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë më nuk është asgjë e sigurt dhe e njëjtë, duke shtuar se ventet jo anëtaëre të NATO-s mund të jenë target i mësymjes së Rusisë në Ballkan, sidomos tani kur Serbia nuk po e gjykon agresionin rus në Ukrainë.

Postim i plotë:

Anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet të ndodhë në mënyrë të përshpejtuar. Ky është synimi ynë sepse kjo është rruga jonë. Jemi shteti më qeverinë dhe popullin më pro perëndimor dhe pro NATO-s.

Sa më shpejt, aq më mirë, sepse pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, asgjë më nuk është e njëjtë dhe e sigurt. Vendet jo anëtare të NATO-së mund të jenë target i mësymjes Ruse edhe në Ballkan, sidomos tani kur Serbia nuk e gjykon agresionin rus në Ukrainë.

Bota demokratike duhet të bashkohet sa më shpejt dhe të merr vendime. Çdo hezitim do inkurajon çmendurinë në ofensivë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat