Presidenti i Kroacisë me këtë veprim për Kosovën e Ukrainën e çmend Vuçiqin

Aktuale

Presidenti i Kroacisë me këtë veprim për Kosovën e Ukrainën e çmend Vuçiqin

Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:54
Zoran Millanoviq

Presidenti i Kroacisë Zoran Millanoviq mbështet ofertën e Ukrainës për anëtarësim në BE, por edhe propozon statusin e kandidatit edhe për Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën si dhe fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai ka dërguar edhe një mesazh të rëndësishëm Serbisë.

Presidenti i Republikës së Kroacisë Zoran Millanoviq beson se Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

“Pasi iu ofrua presidentit të Kroacisë, Millanoviq që të bashkëngjitet iniciativës së presidentëve të disa vendeve anëtare të BE-së që t’i ofrohet Ukrainës të kërkojë statusin e kandidatit për anëtarësim, ai shprehu mbështetjen për iniciatorët e letrës së hapur”, ka deklaruar Zyra e Presidentit të Kroacisë.

“Ukraina është e ekspozuar ndaj agresionit të Federatës Ruse dhe ne të gjithë duhet t’i japim gjithë ndihmën e nevojshme siç do të prisnim që të na ndihmohet sikur që ne ishim në situatë të njëjtë. Kroacia nuk harron se Ukraina ishte vendi i parë i njohur ndërkombëtarisht që na njohu dhe se ishte ndër të parët që na doli në ndihmë. Lufta po ndodh në Evropë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi që ta ndalim dhe që të shmangim përhapjen e saj. Rruga e përshpejtuar e Ukrainës drejt Bashkimit Evropian është një nga mënyrat dhe ne e mbështesim këtë”, pretendohet në kumtesë.

Mirëpo, presidenti kroat Millanoviq ka deklaruar gjithashtu se duhet bërë gjithçka për të parandaluar përhapjen e krizës në Ballkanin Perëndimor, në fqinjësinë e saj dhe për të shmangur çdo kërcënim të mundshëm jo vetëm për vendet fqinje të Kroacisë, por edhe për Republikën e Kroacisë.

“Interesi strategjik dhe kombëtar i Kroacisë është që vendet e Evropës Juglindore, të cilët kanë deklaruar dhe dëshmuar synimin dhe gatishmërinë e tyre për anëtarësim në BE, të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë presidenti kroat.

Andaj, Millanoviq u propozoi nismëtarëve të letrës së hapur që të kërkohet statusi i kandidatit në BE si për Republikën e Kosovës ashtu edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën dhe se BE-ja pas premtimeve të përsëritura, të fillojë menjëherë negociatat për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilat kanë statusin e kandidatit. Ai gjithashtu konsideron se negociatat me Malin e Zi duhet të përshpejtohen.

“Sa i përket Serbisë, në këtë moment të rëndësishëm për paqen evropiane, ai vend duhet të vendosë nëse dëshiron anëtarësim real në BE apo nuk dëshiron, prandaj duhet të ndjekë politikën e tij në përputhje me rrethanat. BE-ja duhet t’i bëjë të ditur se ky është momenti i vendimit”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kroacisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat