Hoxhaj: BE të ndikojë që politika e jashtme e Serbisë të shkëputet nga Rusia

Aktuale

Hoxhaj: BE të ndikojë që politika e jashtme e Serbisë të shkëputet nga Rusia

Më: 1 mars 2022 Në ora: 16:21
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se nëse BE nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia, kjo, sipas Hoxhajt, do dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë.

Hoxhaj tha kështu pasi Parlamenti Evropian sot ngriti shqetësimin rreth mos-rreshtimit të Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Serbia historikisht dhe gjeopolitkisht gjithnjë ka qenë zgjatje dhe instrument i Rusisë për destabilizimin e Ballkanit. Sot, Parlamenti Evropian ngriti shqetësimin rreth mos-rreshtimit të Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë! Por, nëse BE nuk do të ndikojë që politika e jashtme serbe të shkëputet nga Rusia, kjo do dëmtojë kredibilitetin dhe seriozitetin e Brukselit në Ballkan dhe në botë! Për Brukselin dhe Beogradin do të vlejnë veprat dhe jo fjalët!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat