”Bash si Rugova jonë”/ Haziri tregon përse Zelenskyy më shumë i ngjanë Rugovës sesa Thaçit

Aktuale

”Bash si Rugova jonë”/ Haziri tregon përse Zelenskyy më shumë i ngjanë Rugovës sesa Thaçit

Nga: M.L. Më: 1 mars 2022 Në ora: 16:28
Presidenti Ibrahim Rugova

Lufta në Ukrainë vuri në qendër të vëmendjes presidentin e këtij shteti Volodymyr Zelenskyy, për heroizmin e tij, si pjesëmarrës i drejtpërdrejt në mbrojtje të atdheut të tij kundër Rusisë.

Në Kosovë, Vlodymir Zelenskyyn po e krahasojnë me ish presidentin Hashim Thaçi si dhe komandantin legjendar Adem Jashari.

Por këto krahasime sidomos me ish presidentin Hashim Thaçi po i konsideron të pavenda analisti Nexhat Haziri.

Haziri nëpërmjet një postimi në Facebook, ka rikujtuar se edhe Presidenti Ibrahim Rugova kishte ofertë që mos të kthehej në Kosovë pas përfundimit të konferencës së Rambujes (1999), por që këtë ofertë e kishte refuzuar dhe kishte vendosur të qëndronte pran popullit.

Veç sa për kujtesë!

Edhe Ibrahim Rugova kishte ofertë që mos të kthehej në Kosovë pas përfundimit të konferencës së Rambujes (1999), ku dështoi arritja e një marrëveshjeje paqeje me Serbinë dhe NATO bëhej gati për bombardimin e kësaj të fundit për ta parandaluar gjenocidin ndaj shqiptarëve. Rugova që ishte më shume se një lider politik për popullin e Kosovës, refuzoi ofertat e tilla dhe u kthye në Kosove për ta ndarë fatin me popullin e tij sipas postulatit “fati i popullit tim, është edhe fati im’ të atij që ia zotnoi shpirtin, nam-madhit Pjetër Bogdanit”, shkruan Haziri në Facebook.

Ai i është drejtuar personave që në rrjetet sociale po tërheqin paralele në mes të Zelenskyyt dhe Hashim Thaçit, duke thënë se të njëjtat janë broçkulla.

PS:

E ju do do, vazhdoni të shisni broçkulla në rrjete sociale duke tërheqë paralele në mes presidentit ukrainas Zelenski dhe Hashim Thaçit apo Adem Jasharit. Me këtë nuk tentoj për t’ua mohuar kontributet e këtyre të fundit sidomos Adem Jasharit për lirinë e Kosovës, por krahasimet që iu bëhen me ukrainasin Zelenski , jan te paqëndrueshme, i cili përkunder ofertave për t’u larguar nga vendi, ka vendosur për ta ndarë fatin me popullin e tij përballë agresionit rus. Bash si Rugova i jonë! (n.h)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat