Themelohet Fondi për FSK/ Kurti fton qytetarët, bashkatdhetarët që të kontribuojnë

Aktuale

Themelohet Fondi për FSK/ Kurti fton qytetarët, bashkatdhetarët që të kontribuojnë

Nga: A.SH Më: 1 mars 2022 Në ora: 17:31
FSK

Kryeministri i Kosovës ka njoftuar se ka autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”.

Ai ka thënë se mjetet të cilat do të grumbullohen do të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”.

Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij.

Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat