Haradinaj mbështet Fondin e Sigurisë të themeluar nga Kurti

Aktuale

Haradinaj mbështet Fondin e Sigurisë të themeluar nga Kurti

Nga: M.L. Më: 1 mars 2022 Në ora: 19:04
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj, ka thënë se mbështetë vendimin e Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se agresioni rus në Ukrainë dhe pozicionimi i Serbisë krah Rusisë përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë në Ballkan, veçanërisht në vendin tonë.

Kreu i AAK-së ka rikujtuar po ashtu se kërkesa për fondin sovran ishte edhe e tij dhe partisë tij. 

Postimi i plotë:

Agresioni rus në Ukrainë dhe pozicionimi i qartë i Serbisë krahas Putinit dhe Rusisë, është kërcënim serioz për sigurinë në Ballkan, veçanërisht në vendin tonë.

Kjo situatë kërkon veprim të shpejtë, vendime efikase, të nevojshme e të përgjegjshme të të gjitha institucioneve të vendit.

Në këtë frymë, mbështes vendimin e Qeverisë për krijimin e Fondit të Sigurisë, kërkesë kjo e vazhdueshme e Aleancës dhe e imja. Besoj që ky vendim i qeverisë duhet të shndërrohet edhe në Ligj i cili do të votohej në Kuvend.

Për çështje të sigurisë, Aleanca gjithnjë është e rreshtuar aty ku është interesi nacional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat