Kompania Frutex ka bërë të ditur se do të dhurojë 10 mijë euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi.
“Kompania Frutex ndanë 10,000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për shkak të nevojave të FSK-së dhe situatës aktuale ndërkombëtare, është themeluar Fondi i Sigurisë.