Edhe deputetja e AAK-së jep rrogën e fundit për Fondin për Siguri

Aktuale

Edhe deputetja e AAK-së jep rrogën e fundit për Fondin për Siguri

Më: 1 mars 2022 Në ora: 20:39
AAK

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, e ka vazhduar nismën e kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, që vjen nga e njëjta parti.

Ajo ka ndarë rrogën e shkurtit për Fondin për Siguri.

“Si deputete e Kuvendit të Kosovës e përgëzoj dhe e mbështes për këtë iniciativë. Është koha e duhur për të dhënë kontributin tonë”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Fondi për Siguri është themeluar sot, i cili shumë shpejt do të jetë i hapur për të kontribuar për çdo qytetar i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat