Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fjolla Ujkani ka bërë të ditur se do t'i dhurojë 5000 euro për Fondin e Sigurisë së Kosovë.
Deputetja nga Vushtrria tregoi se këto para janë kursime familjare që kanë vendosur t'i dhurojnë për sigurinë e fëmijëve.
"Kursimet familjare në vlerë prej 5000€, do t’i dhurojmë kontribut për sigurinë e fëmijëve tanë", shkroi Ujkani.
Më herët, edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka dhuruar rrogën e tij të muajit shkurt për Ushtrinë e Kosovës