Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka vendosur që pagën e tij të muajit shkurt ta jap si donacion për Fondin e FSK-së.
Bajrami në një postim në Facebook ka shkruar se FSK-ja është forca që e garanton sigurinë tonë, të shtetit tonë e të fëmijëve tanë!
“Rrogën e muajit Shkurt, kontribut për sigurinë e fëmijëve tanë!
Duke e parë sa e rëndësishme është siguria, kam vendosur që pagën për muajin Shkurt, ta jap donacion për Fondin e FSK-së.
FSK-ja është forca që e garanton sigurinë tonë, të shtetit tonë e të fëmijëve tanë! Prandaj atë duhet ta ndihmojmë të bëhet e pajisur me mjete moderne ushtarake”, shkroi Bajrami në Facebook.