Mërgimtari: 10% e pagës sime do të shkoj në fondin e Ushtrisë, deri ne fund të jetës

Aktuale

Mërgimtari: 10% e pagës sime do të shkoj në fondin e Ushtrisë, deri ne fund të jetës

Nga: M.L. Më: 1 mars 2022 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi sot se është themeluar Fondi për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ky vendim i kryeministrit dhe qeverisë është mirëpritur në opinionin e gjerë, ndërsa ka nisur edhe dhënia e kontributeve në këtë drejtim.

Ndër të parët që kishte bërë thirrje për investime në ushtri pas sulmeve të Rusisë mbi Ukrainën, ishte publicisti dhe politikani Gazmend Islami.

Islami, ftoi mërgatën që të ndajnë 20% të pagës së tyre në fondin për ushtri.

Ndërsa sot, Islami në një postim njoftoi se 10% e pagës së tij mujore do të shkojnë për fondin e ushtrisë.

Ai po ashtu theksoi se është mirë që mërgimtarët e tjerë të paguajnë aq sa kanë mundësi për fondin sovran.

Postimi i plotë:

10% e pagës sime nga muaj tjetër do të shkoj në fondin e Ushtrisë, deri ne fund të jetës sime, apo sa ka nevojë shteti im!

Është mirë që shumica e bashkatdhetarëve ta bëjnë pagesën mujore, aq sa kanë mundësi, së paku dukë filluar me 4%, që do të ishte me rrogën mesatare 100 euro në muaj!

Gjithmonë në shërbim të atdheu!

Ushtria e Kosovës❤️!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat