Sot bëhet e ditur mënyra se si të jepen donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-së

Aktuale

Sot bëhet e ditur mënyra se si të jepen donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-së

Më: 2 mars 2022 Në ora: 10:03
FSK

Qeveria do të bëjë sot publike mënyrën se si të jepen donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-së.

“Nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja”, tha dje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi u publikua vendimi për themelimin e Fondit për FSK-në.

Njoftimin për themelimin e Fondit të Sigurisë së FSK-së e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili tha se po e bën këtë në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.

“Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore”, shkroi Kurti pasi bëri njoftimin.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat