Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.
Siç thuhet nga kjo ministri, përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës kosovare, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuojë.
Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022.
Transferet mund të realizohen sipas detajeve të publikuara nga udhëzimi më poshtë:
