Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se llogaria bankare e Fondit për Siguri, është aktive zyrtarisht që nga sot.
Këtë Murati e bëri të ditur përmes një reagimi në facebook.
Ndërsa thotë se kjo u bë me autorizim të kryeministrit Albin Kurt.
”Bazuar në autorizimin nga Kryeministri Kurti, MFPT ka hapur llogarinë për pranimin e kontributeve për Fondin e Sigurisë, dhe llogaria është aktive që sot”.