Haxhiu: Kosova fiton donacion milionësh nga marrëveshja me Danimarkën për burgjet

Aktuale

Haxhiu: Kosova fiton donacion milionësh nga marrëveshja me Danimarkën për burgjet

Më: 2 mars 2022 Në ora: 10:56
Konferenca Ndërkombëtare

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT ka mbajtur konferencën Ndërkombëtare me temën: “Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e të burgosurve në Kosovë: Implikimet në Standardet e të Drejtave të Njeriut”.

Aty u tha se qëllimi i kësaj konference është organizimi i një diskutim publik rreth marrëveshjes e cila do t’i mundësonte Danimarkës marrjen me qira të burgjeve në Kosove.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me marrëveshjen me Danimarkën për lëshimin me qira të burgjeve, Kosova përfiton një donacion milionëshe.

“Republika e Kosovës ka shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojë Mbretërisë së Danimarkës në kërkesën që ka pasur për transferimin e të burgosurve që aktualisht mbahen në burgjet e Danimarkës. Për faktin se Mbretërie e Danimarkës është një shtet mik i yni dhe i ka ndihmuar Kosovën për vite të tëra”, tha ajo.

Haxhiu tha se e vlerëson faktin që Kosova që është vlerësuar si palë serioze në këtë çështje.

“Unë jam e bindur që nëse Mbretëria e Danimarkës do të synonte edhe ndonjë vend tjetër, natyrisht që kjo do të mund të bëhej, besoj që është vlerësuar administrimi i mirë i institucioneve korrektuese në Kosovë. Ne jemi në përpjekje të vazhdueshme që të bëjmë më shumë më mirë nëqoftëse këto raporte vlerësohen nga organizatat vendore e ndërkombëtare e del që Kosova ka avancim në këtë drejtim. Si kompensim për këtë, Kosova do të përfitojë një donacion milionësh”, tha Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat