Fondi i Sigurisë ka ngjallur reagime te shumta, patjetër që shumica e tyre ishin dhe janë pozitive.
Deputetë të shumtë përveç që kanë deklaruar se do ta dhurojnë pagën e deputetit, ata edhe i kane ekzekutuar pagesat përmes bankës.
Njëra prej tyre është edhe deputetja Vasfije Krasniqi, e cila para pak minutash përmes rrjetit social Facebook, ka postuar pagesën e kryer sot gjatë ditës.
Lista do të jetë e gjatë sepse vullneti për të kontribuar nuk ka munguar që nga dita e djeshme.