Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvenodsje, Vasfije Krasniqi, ka dhuruar 1 mijë e 346 euro e 75 cent për Fondin e Sigurisë së FSK-së.
Shifrën e dhuruar e publikoi vet deputetja përmes një njoftimi në Facebook.
Dje kryeministri Albin Kurti njoftoi për themelimin e Fondit për Siguri.
Kurse sot Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.