Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Fondi i Sigurisë nga Qeveria e Kosovës është hapur që Ushtria e Kosovës të forcohet.
Sipas ministrit, është e vështirë të bëhet me buxhetin që kanë.
Postimi i plotë:
Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që jetoni, veproni e punoni,
Është e domosdoshme që Ushtria e Kosovës të forcohet. Është e vështirë ta bëjmë këtë vetëm me buxhetin që e kemi.
Për ta bërë këtë kemi hapur ‘’Fondin e Sigurisë’’, i cili do të jetë në shërbim të institucioneve të sigurisë së vendit tonë.
Atdheu ynë ka nevojë për ne, jam i bindur që do t’i përgjigjemi pozitivisht siç kemi bërë gjithmonë.
Donacioni i secilit është i çmueshëm dhe i pa zëvendësueshëm.
Vetëm së bashku mund të arrijmë qëllimin jetik – Ushtrinë tonë moderne dhe të pajisur sipas standardeve të NATO-së.
Fondi i Sigurisë do të menaxhohet nga Ministria e Financave me transparencë dhe llogaridhënie të plotë. Fondi është hapur në Bankën Qëndrore të Republikës së Kosovës.
Emërtimi i llogarisë/Account name Fondi i Sigurisë
Nr. i llogarisë/Acc. number 1000400070008619
IBAN XK051000400070008619
SWIFT-BIC CBRKXKPRXXX
Ju falënderojë për të gjitha mesazhet që më keni dërguar, ekziston një mobilizim dhe vullnet i jashtëzakonshëm për të dhënë donacione për ushtrinë tonë.
Ushtria jonë buron nga populli.
Ajo i shërben vetëm popullit dhe paqes!