Sot është arrestuar rreshteri policore Enver Dreshaj i përfshirë në dosjen e ‘Fajde’.
Media kishte siguruara nga Prokuroria dosjen ku në listën e të dyshuarve për vepren penale “Fajde” ishte edhe Enver Dreshaj, rreshter policor.
Dreshaj në një prononcimi për Insajderin ka thënë se nuk e quan “fajde” rastin por borxh.
“Unë e kam bo një ndrrim të një veture, Valoni, ky mka mbet borxh 500 euro, e ka thirr qet Myrten edhe më tha qat borxh te ky qe aj me kry. Une e kom thirrë a je në gjendje mema kry qet borxh të Valonit mka thon po ta paguj, nihere mi ka dhon 300 ka mbet edhe 200 euro, skom lidhje une me fajde absolut, do ti sqaroj ne prokurori se këtu s’do të rri gjatë, pas një muaji kthehem”, tha Dreshaj.
Dreshaj vazhdimisht mohonte faktin se ky rast të emërohet si “fajde”, pasi sipas tij ata thjeshtë i kishin ngelur borxh.
“Është borxh, ska fajse, do ta vërtetoj bashkë me dëshmitarët okular atje, me koleg t’mi kam shku te dugoja e tij edhe i kom përmend borxhin, bile i kom than nëse se ki gjendjen lej krejt ato pare mos mi kthe hiç”, tha Dreshaj per Insajderi.
Ndër të tjera, rreshteri policor thotë se borxhin që kishte Valon Kastrati ndaj tij e ktheu pas 2 viteve e më pas pjesën e mbetur të parave e kaloi tek personi tjetër, diçka për të cilën ky i fundit kishte pohuar se do e paguante.
“Momentin qe ka interes ka fajde, ktu ska interes thjeshte paret e mija i kam kerku asgje me shumë. Mi kanë mbajt 2 vjet njani prej tyne paret e mas 2 vjetve e ka gjujt borxhin tek ky tjetri e qeshtu ka shku”
Dreshaj tha gjithashtu që përpos këtij rasti nuk është përfshirë asnjëherë në vepra të tilla.
“Deri sot asnjë vepër penale skam madje as kundërvajtje e me hi ne list te ktyne, prandaj njerëzit ikin prej vendit, se shteti nuk funksionon qysh duhet”, përfundoi Dreshaj.