Bota në tension/ SHBA e pret Kosovën në selinë e NATO-s, ambasadori jep detajet

Aktuale

Bota në tension/ SHBA e pret Kosovën në selinë e NATO-s, ambasadori jep detajet

Nga: P.R Më: 2 mars 2022 Në ora: 20:06
Ambasadorja e SHBA-së Julianne Smith ka pritur në takim Ambasadorin - Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj

Në kohën kur bota po përballet me luftën në Ukrainë, ku Rusia ka nisur tash e 8 ditë pushtimin e saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëherë kanë dëshmuar përkrahjen që kanë për Kosovën.

Gjatë ditës së sotme, në selinë e NATO-s, Ambasadorja e SHBA-së Julianne Smith ka pritur në takim Ambasadorin - Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj.

Ka qenë Zemaj ai i cili përmes një postimi në facebook ka bërë të ditura detajet e takimit ambasadoren e SHBA-së në NATO, Julianne Smith, takim ky i cili vjen në kohën kur po kërkohet përshpejtimi i Kosovës drejt NATO-s.

“Me kënaqësi dhe përshtypje të veçantë, të shkruaj sot për pritjen dhe takimin e frytshëm në Misionin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇲 në NATO nga Ambasadorja, znj. Julianne Smith. Pikërisht si gjithmonë, edhe sot u dëshmua përkushtimi i SHBA-ve🇺🇲 për vendin tonë, ku edhe përkundër angazhimeve të mëdha në këtë periudhë të Ambasadores Smith, takimi i sotëm është jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbështetjen e vendit tonë në NATO. Miqësia e veçantë mes popujve tanë, marrëdhëniet e mira historike në mes Republikës së Kosovës 🇽🇰dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës🇺🇲, mundësitë për shtrirjen e partneritetit në fusha të ndryshme të mbrojtjes dhe sigurisë, paqja dhe stabiliteti në rajon si dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë ishin kryefjala e takimit të sotëm”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

“Kosova është përjetësisht mirënjohëse SHBA-ve dhe Aleatëve, për lirinë, paqen dhe rrugën e shtetndrtimit tonë. Vendi ynë është partner i dëshmuar i orientimit euroatlantik, dhe besnik i vlerave perëndimore, i demokracisë dhe garantues i paqes në rajon dhe përtej”, shkruan ambasadori Zemaj.

Por kush është Astrit Zemaj, ambasadori Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n.

Astrit Zemaj, është diplomat i karrierës me gradën diplomatike Ambasador. Ai është pjesë e MPJ-së që nga viti 2009, pjesëtar i Shërbimit të Jashtëm te Republikës së Kosovës. Funksionet dhe detyrat e ushtruara ndër vite në kuadër të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës:

Nëntor 2009 – Tetor 2015, Themelues dhe Drejtues i Konsullatës së RKK-së në Frankfurt të Gjermanisë, posti i parë konsullor i Republikës së Kosovës i themeluar dhe i cili ka filluar punën me një rreth konsullor te akreditimit prej katër landeve ( shtete/njësi federale gjermane) dhe i pari në gjithë historinë e Shërbimit Diplomatik dhe Konsullor të Republikës së Kosovës;

Nëntor 2015 – Dhjetor 2018, është transferuar dhe ka shërbyer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, ku ka ushtruar këto funksione: Nga muaji Nëntor 2015 deri në Dhjetor 2017 ka qenë në pozitën e zëvendës Shefit të Misionit në Gjermani, ndërsa pas dorëheqjes se ish Ambasadorit në muajin Dhjetor 2017 është emëruar I ngarkuar me Punë i ARKS në Gjermani me akreditim sekondar edhe Mbretërinë e Danimarkës.

Janar 2019 deri më datën 15.07.2020, është emëruar Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, funksion të cilin e ka ushtruar deri në nisjen për mision të ri në kuadër të ARKS në Bruksel. Gjatë kësaj periudhë, përpos detyrave dhe obligimeve tjera nga përshkrimi për pozitën e Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm, nga institucionet tona i është është besuar njëri ndër proceset më të ndjeshme të vendit, me vendim të Qeverisë është emëruar Sekretar Koordinues i Grupit Punues për INTERPOL, dhe njëkohësisht edhe drejtues i Ëorking Recognition Group në MPJD( sidomos për koordinim mes institucioneve të vendit tonë dhe SHBA-ve).

këto funksione ai ka përfaqësuar MPJD dhe ka mbrojtur interesat e vendit në te gjitha Kontinentet e botës, përfshi vizita, takime, përfaqësime ne bilaterale, multilaterale dhe forume te ndryshme në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare duke përfshi edhe drejtimin e delegacionit të Republikës së Kosovës në Asamblenë e 88-të të Përgjithshme të Interpolit në Santiago të Kilit.

Nga data 15.07.2020 – dhe aktualisht deri para disa ditëve në ketë funksion, konform Dekretit të Presidentit dhe me Vendim të MPJD-së me gradën e Ambasadorit të karrierës është caktuar të shërbej si Përfaqësues i Republikës së Kosovës për Institucionet e Bashkimit Evropian(BE), nëpërmjet misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës, me seli në Bruksel. Konform kësaj për herë të parë në historinë ë Republikës së Kosovës është ngritur bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me Institucionet e BE-së me përfaqësim të veçantë e cila është edhe një pararendëse e Misionit në BE, praktikë edhe kjo e shteteve anëtare dhe jo anëtare para anëtarësimit në BE;

Nga data 01 Tetor 2020, bazuar në normat ligjore ne fuqi të vendit tonë dhe atyre ndërkombëtare, pas përfundimit të mandatit së ish Ambasadorit, është emëruar I ngarkuar me Punë i ARKS në Bruksel, e cila përveç Belgjikës dhe Luksemburgut, mbulimit të bashkëpunimit më BE-në e mbulon edhe bashkëpunimin me NATO.

Duke pasur parasysh profesionalizmin dhe detyrat gjithnjë me specifika te veçanta që nga fillimi ne Shërbimin e Jashtëm, përfshi këtu edhe përvojën bilaterale dhe multilaterale në Misione të ndryshme, në fusha të mbrojtjes dhe sigurisë Ambasadori Astrit Zemaj, është emëruar të jetë Përfaqësues i Republikës së Kosovës ne nivel të Ambasadorit për marrëdhëniet me NATO-n në kuadër te Ambasadës se Republikës së Kosovës në Bruksel, për ndërtimin e një strukture pararendëse për anëtarësimin e vendit tonë në organizatën e NATO-s.

Ambasadori Astrit Zemaj studimet bazike dhe ato postdiplomike për menaxhim dhe ekonomi, gjithashtu për marrëdhënie ndërkombëtare dhe fusha të mbrojtës dhe sigurisë i mbaroj në Kosovë, Gjermani dhe në SHBA. Gjatë viteve të nëntëdhjeta, është angazhuar aktivisht në proceset politike dhe ushtarake për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, Zemaj ka marrë pjesë në operacionet stërvitëse të forcave të SHBA-ve dhe të NATO-s, në kuadër të misioneve paqeruajtëse për Kosovën.

Në vitin 2013 ka botuar librin me titull: „Legjitimiteti i intervenimit humanitar ushtarak në Kosovë“. Libri është promovuar në Neë York dhe në Frankfurt, dhe për ketë në vitin 2014 nga ana e Kolegjit Monroe në Neë York të SHBA-së është nderuar me çmimin prestigjioz "Nderi i Kolegjit Monroe“ .

Ndërsa në vitin 2017 ka botuar librin e dytë " Evropa në udhëkryq-Lindja dhe ngritja e Rajhut të Tretë në Gjermani, 1918-1939", i cili është një studim i vetëm i këtij lloji në gjuhën shqipe rreth gjendjes në Gjermani nga këndvështrimi politik, diplomatik, ushtarak dhe ekonomik, ndërmjet dy luftërave botërore, 1918-1939. Ambasadori Zemaj gjatë punës profesionale dhe më herët ka mbajtur ligjërata në fushat përkatëse dhe për Kosovën me ftesë të institucioneve të ndryshme arsimore, akademike dhe ushtarake në dhjetëra shtete në botë.

Përveç gjuhës amtare - shqipe, flet dhe e shkruan rrjedhshëm edhe gjuhën angleze, atë gjermane, serbo-kroate dhe njohuri fillestare ne gjuhën frënge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat