Krasniqi: Më mirë 100 milionë euro t’i shkonin FSK-së sesa KEDS-it

Aktuale

Krasniqi: Më mirë 100 milionë euro t’i shkonin FSK-së sesa KEDS-it

Më: 2 mars 2022 Në ora: 21:43
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se partia e tij nuk e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për krizën sepse nuk ka qenë faji i tij një krizë globale, por faji i tij ka qenë menaxhimi i situatës.

“Kur shtetet e rajonit merrnin masa në lidhje me këtë çështje, zotëri Kurti nuk na dëgjonte. Më mirë do të ishte që këto 100 milionë euro ti jepnim për sektorin e sigurisë, për FSK-në, sesa me ja dhanë KEDS-it”, tha deputeti Krasniqi.

“Komentet tona kanë qenë të qarta. Ne kemi kërkuar qysh në fillim të nëntorit që të hiqet TVSH-ja. Hera e parë në histori të institucioneve të pavarura të Kosovës, që na njofton ne se çfarë do të bëjë Qeveria, pa vendosë akoma Qeveria.

Asnjë deklaratë nga Qeveria nuk ka pasur më herët. Çka tregon kjo? Se ZRRE e ka bërë një raport bashkë me Ministren e Ekonomisë dhe Kryeministrin”, u shpreh i pari i Partisë Demokratike të Kosovës teksa shtoi se vendimi për ndalimin e rritjes së çmimeve do të duhej të niste nga çmimi i rrymës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat