Grenell flet për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, befason me deklaratën

Aktuale

Grenell flet për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, befason me deklaratën

Më: 2 mars 2022 Në ora: 23:06
Richard Grenell, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq

Ish-i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në emisionin “Opinion”.

Grenell refuzoi se gjatë dialogut mes dy vendeve të jetë hedhur ideja për shkëmbim territoresh, duke thënë se kjo gjë do të ishte e papranueshme për SHBA.

“Së pari, dua të qartësoj se nuk jam më pjesë e qeverisë së SHBA-së, ndodhem këtu thjesht si vëzhgues dhe jam në përpjekje për të arritur implementimin e marrëveshjeve ekonomike, duke investuar paratë e sektorit privat për fuqizimin e rajonit, ky është roli im. Për sa i përket negociatave, këtë e dëgjoj shpesh, prandaj dua të tregohem transparent. Kurrë nuk kam dëgjuar njeri që të përmendë shkëmbimin e territoreve në praninë time. Ishte e papranueshme si për mua, ashtu edhe për presidentin Trump.

E di që ka mjaft akuza, por nuk di të them nëse është e vërtetë. Ajo që di është se Donald Trump nuk ka qenë kurrë pro shkëmbimit të territorit. Kjo çështje s’i është parashtruar atij.” tha Grenell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat