Grenelli zbulon kushtin që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s

Aktuale

Grenelli zbulon kushtin që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s

Më: 2 mars 2022 Në ora: 23:25
Richard Grenell

Diplomati Richard Grenell ka treguar se Kosova duhet të kishte pranuar gazsjellësin që i ofroi Amerika që të bëhej pjesë e NATO-s.

Në emisionin “Opinion”, Grenell tha se nuk e ka kuptuar përse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar këtë projekt që do të paguhej nga vet SHBA.

“Mendoj se para se të bëhesh anëtar i NATO, duhet te thuash “po” për gazsjellësin qe Amerika ta ofron. Kurti e refuzoi. Nëse keni qene kohët e fundit në Kosovë, duhet ta dini se impianti i qymyrit është një problem i tmerrshëm.

E ndien në mushkëri. Nëse nuk je i atij vendi, e ndien se ky impiant i qymyrit nuk është aspak i shëndetshëm për njerëzit. Nuk e kuptoj se pse Kurti ka refuzuar një gazsjellës të pastër që amerikanët ishin vetë të gatshëm ta paguanin”, tha Grenell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat