Në varrezat e kryeqytetit në Dragodan sot iu dha lamtumira e fundit 14 vjeçarit, Rijad Hyseni, i cili nuk i mbijetoi plagëve që mori nga therja me thikë, një ditë më parë.
Në ceremoninë e varrimit pati shumë pjesëmarrës.
Xhaxhai i të ndjerit, Ahmet Hyseni, tha se ende nuk i dinë motivet për cka u vra djali dhe se nuk e njohin familjen e dorasit.
Ndërkaq drejtori i shkollës “Hilmi Rakovica”, Skender Halimi tha se Rijadi ishte nxënës model për të gjithë.