Abdixhiku: Serbia është replikë e Rusisë

Aktuale

Abdixhiku: Serbia është replikë e Rusisë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 12:09
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në seancën e Kuvendit të Kosovës ka dënuar qëndrimin e shtetit serb për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse e cila është duke kryer agresion ndaj një shteti sovran siç është Ukraina.

Ai ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të ketë të qartë se Serbia nuk është e interesuar të merret me vlerat demokratike mirëpo dëshiron të imitojë Federatën Ruse.

Ka tërhequr vërejtjen se Serbia nuk pendohet për të kaluarën e saj dhe se rreshtimi me Federatën Ruse është një dëshmi për komunitetin ndërkombëtar.

“Serbia do të mbetet në anën e errët të historisë si mbështeti i vetëm i agresionit rusë. Ky shtet refuzon distancimin nga tirania poashtu refuzon vendosjen e sanksioneve dhe sot ushqen propagandën ruse në rajon.  Ata(Bashkimi Evropian) duhet të kuptojnë që kandidati i tyre për anëtarësim në Evropë është replikim indetik i Rusisë”, ka thënë Abdixhiku.  

Ka deklaruar se kërcënimi i Serbisë përfundon në momentin që Kosova anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-së. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat