“Rusia dhe Serbia imponojnë interesat aty ku gjejnë terren të përshtatshëm, SHBA dhe BE t’i sanksionojë”

Aktuale

“Rusia dhe Serbia imponojnë interesat aty ku gjejnë terren të përshtatshëm, SHBA dhe BE t’i sanksionojë”

Nga: A.SH Më: 3 mars 2022 Në ora: 13:37
Lufta në Ukrainë

Analisti politik, Skënder Mulliqi ka analizuar situatën që po ndodh në Evropë.

Ai ka thënë se, Rusia dhe Serbia imponojnë interesat aty ku gjejnë terren të përshtatshëm.

Derisa shton se Amerika dhe BE-ja duhet të sanksionojnë veprimet e tilla të individëve, grupeve të ndryshme e institucioneve, të cilat i bien në pikëpyetje edhe përcaktimet politike të këtyre shteteve.

Shkrimi në Facebook:

Qarqet pro ruse në shtetet e Ballkanit Perëndimor, nuk duhet përjashtuar, se ato janë duke shkaktuar dëme të mëdha proceseve. Përkrahësit pro rus po janë qeveritare, të mediave, institucioneve e qarqeve të ndryshme diplomatike... Nuk është e diskutueshme se cili shtet mbron interesat nacionale, por e diskutueshme është se si në këto interesa reflektojnë interesat e huaja. Rusia dhe Serbia sigurisht se i imponojnë interesat aty ku gjejnë terren të përshtashëm. Ndikimi i mediave pro ruse dhe pro serbe në këto shtete, dolën në shesh edhe në kohë të pushtimit ushtarak rus në Ukrainë. Edhe pas shumë vitesh të rënies të komunizmit në Evropë, nuk janë hequr krejt nomenklaturat komuniste me sherret e tyre jo të vogla.

Disa pushtete në rajon së bashku me propagandat e tyre po kamuflohen pas BE-së, e janë vatra të cilat po i kundërshtojnë veprimet e shteteve perëndimore në luftën e Ukrainës. Këto veprime anti NATO, herët a vonë duhet të sanksionohen. Propagandat e tilla tipike të Lindjes, janë propagandime destabilizuese, janë zhvillime shumë të dëmshme për popujt, për proceset demokratike dhe për integrimet euroatlantike. Amerika dhe BE-ja duhet të sanksionojnë veprimet e tilla të individëve, grupeve të ndryshme e institucioneve, të cilat i bien në pikëpyetje edhe përcaktimet politike të këtyre shteteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat