Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi nesër nis një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ku do të takojë përfaqësues të institucioneve dhe subjekteve politike.
KosovaPress merr vesh për disa takime që Xhaferi do t’i ketë, megjithatë deri tash zyrtare është takimi me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcaq.
Takimi do të nis në ora 10:00 dhe më pas në orën 10:45, do të ketë konferencë për media.