I ftuari në emisionin “Goca dhe Gra”, avokati Spartak Ngjela tha se Shqipëria dhe Kosova nuk ndikohet nga lufta Ukrainë- Rusi.
I pyetur nëse në Shqipëri dhe Kosovë ekziston një rrezik i mundshëm i përfshirjes në një situatë lufte, Ngjela tha se momentalisht nuk ka rrezik për to, pasi janë pjesë e bazave të mëdha të mbrojtjes si NATO dhe KFROR.
Ai tha se ekziston një mundësi fare e vogël, për Kosovën, por nga mosreagimi i pushtetarëve serbë ndaj kësaj lufte, mund të kuptohet një indiferencë nga ana e tyre ndaj kësaj çështjeje.
“Shqipëria është vend i NATO-s, ndërsa Kosova në raport me Serbinë ka një rrezik të mundshëm. Por Vuçiç nuk e bëri këtë, nuk po flet, nuk po mban anë ndaj kësaj situate”, tha Ngjela.
Ndërsa i pyetur se sa e përgatitur është Shqipëria ndaj një lufte të mundshme, Ngjela deklaroi se duke qenë Shqipëria pjesë e NATO-s, përgatitja i takon asaj dhe nëse NATO përfshihet në luftë atëherë është rrezikohet edhe Shqipëria.
“Përgatitja e Shqipërisë është me realcion. Nuk e ka bërë ushtrinë që do jetë singëll, e ka bërë ushtrinë dhe mbrojtjen e saj në funksion të NATO. Ato që i ka thënë NATO ka bërë. Nëse ka hyrë Shqipëria në luftë ka hyrë dhe NATO. Ne kemi një shtet shqiptar që nuk është në NATO, që është Kosova. Por ka ajo ka KFOR-in brenda, ka forca ndërkombëtare amerikane. Serbia nuk futet aq thjeshtë në Kosovë. Amerika ka thënë se Kosova ose do hyjë në NATO ose do bashkohet me Shqipërinë. Një kërkesë që ka bërë dhe Kosova këto ditë, por të shohim se si do procedohet ndaj kësaj çështjeje. Ne e kemi favor po e fitoi këtë luftë me Rusinë Ukraina. Nëse humb Ukraina nuk e kemi favor, sepse nëse Rusia merr Ukrainën mund të shpëtojë edhe Serbinë”, shton Ngjela.