Gjatë ditës së sotme prokurorët e Hagës zyrtarisht kanë nisur hetimin e krimeve të mundshme të luftës në Ukrainë, ka thënë prokurori i lartë i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në një intervistë për Reuters.
“Dje kam formuluar një ekip dhe sot ata po shkojnë në rajon,” tha Khan.
“Është një ekip i avancuar, i përbërë nga hetues, avokatë, por edhe nga ata me përvojë të veçantë në planifikimin operacional.”
Avokati britanik Khan ka thënë se zyra e tij do të shqyrtojë krimet e mundshme të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.
Më herët Khan kishte qenë edhe avokat i Fatmir Limajt kur ky i fundit ishte përballur me Gjykatën e EULEX-it në Kosovë nga viti 2014 deri në vitin 2017.