Tashmë ka kaluar një javë që nga pushtimi i Rusisë që i bëri Ukrainës.
Agresion i vërtetë është zhvilluar plotë tetë ditë nga Rusia në Ukrainë.
Shteti rus me qindra-mijëra ushtarë ‘shkeli’ tokë e Ukrainës, por që nuk i shkuan punët ashtu siç menduan.
Ata u përballen me forcat ukrainse ku pësuan humbje të mëdha në ushtarë dhe artileri ushtarake.
E nga këto humbje të mëdha me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, ushtarët rusë më nuk po kursejnë as civilët.
Megjithatë, për ish-eprorin e lartë të UÇK-së, Naim Miftarin kjo luftë e Putinit është e dështuar.
Ai ka shkruar tre faktor pse do të dështojnë planet e Putinit në Ukrainë.
“Tre faktorët kryesor të deshtimit të planeve të Putinit në Ukrainë
1. Vendosshmëria, mobilizimi i popullit të Ukrainës që të luftojnë së bashku me presidentin Volodymyr Zelensky, udhëheqsin për mbrojtje të lirisë së tyre!
2. Raketat e dhuruara perëndimore antiajrore dhe anti-Tank!
3. Simpatia mbarë botërore e Ukrainës për krytarin e tyre Volodymyr Zelensky, kundër diktatorit rus Vladimir Putin!”, shkruan Miftari në facebok.