Ambasadorja e Shteteve tw Bashkuara të Amerikës në NATO Julianne Smith, është takuar me përfaqësuesin e Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj.
Smith tha se me Zemajn, ka folur për mbështetjen e përbashkët për Ukrainën.
Ajo theksoi se në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës SHBA-së dhe Kosovës.
“Shumë e lumtur që kam mirëpritur ambasadorin Astrit Zemaj, Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n. Ne u takuam për të diskutuar mbështetjen tonë të përbashkët për Ukrainën dhe për të forcuar marrëdhëniet e forta dypalëshe SHBA-Kosovë” shkroi Smith në Twitter.