Avokati Arianit Koci, thotë se po vjen koha e shqiptarëve.
Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, tre kryeministra shqptarë në tri shtete, ndërsa shton se në shtetin e katër kryeparlamentari është shqiptar.
Ai shkruan se shqiptarët janë fuqi ballkanike dhe faktor stabiliteti në këtë pjesë të Evropës.
Postimi i plotë:
Po vjen koha e jonë: koha e shqiptarëve!
Tre kryeministra shqiptarë në tri shtete. Në shtetin e katërt, kryeparlamentari.
Fuqi se jo mahi.
Në fakt, jemi padyshim fuqi ballkanike.
Faktor stabiliteti në këtë pjesë të Evropës.
E këtë fuqi duhet ta shfrytëzojmë që sa më tepër të shkollohemi, të edukohemi dhe të pjekemi sa më shumë politikisht; t’i ndjekin interesant nacionale dhe të jemi sa më të mirë, korrekt dhe të sjellshëm me fqinjtë.